I gjithë fshati do të kthehet në një hotel perrallor

Fshati i vogël malor i Corippo, në shpatet e gjelbra të luginës Verzasca jugore të Zvicrës, duket si nga ato vendet e përrallave.

Por këtu, qytetarët po përballen me një realitet të ashpër.

Ajo që dikur ishte një bashkësi e lulëzuar bujqësore prej rreth 300 vetash u zvogëlua në vetëm 12 banorë, 11 prej të cilëve janë mbi 65 vjeç. Sot aktiviteti i vetëm ekonomik në qytet një restorant i thjeshtë.

Këtu, në pjesën italiane të Zvicrës, jo shumë larg nga Lacarno, ndërtesat e Corippo-s të cilat duken sikur mbulohen nga një çati e vetme kanë mbetur kryesisht të paprekura për shekuj me radhë, por tani rrezikon të kthehet në një qytet fantazmë.

Megjithatë, shpresa vdes e fundit ose nuk vdes fare!

Një fondacion lokal, Fondazione Corippo 1975, ka gjetur një mënyrë të re për të shpëtuar fshatin:

Është vendosur që Corippo të bëhet hoteli i parë “hotel diffuso”, ose i shpërndarë në vend.

Duke huazuar një model që tashmë është provuar i suksesshëm në Itali, rreth 30 prej 70 ndërtesave të fshatit, të mbuluara, të ndërtuara nga granit lokal, do të konvertohen në shtëpi pushimesh dhe dhoma hotelesh.

Fabio Giacomazzi, një arkitekt dhe president i fondacionit, shprehet se do t’u japë vizitorëve “mundësinë për të përjetuar një qëndrim shumë të veçantë në një fshat të mirëfilltë rural që mbeti praktikisht i njëjtë që nga 1800.”

Dhe tani, së fundi, kjo ide po merr formë. Vila e parë, dy dhoma gjumi u hapën për mysafirët në fund të korrikut 2018, ndërsa forma përfundimtare e hotelit do të inaugurohet në periudhën e Pashkëve gjatë vitit 2020.

Plani i plotë i restaurimit do të jetë me tre faza, i cili vjen me një çmim prej rreth 6.5 milion dollarësh në total.

Sheshet publike përpara bashkisë dhe kishës do të bëhen hapësira komunale të hapura, ndërsa një mulli, një furrë dhe një dhomë tharjeje për gështenjat gjithashtu janë planifikuar të rinovohen.

Ka pasur shumë interes ndërkombëtar në projekt, me vizitorë të etur për t’u zhytur në jetën e fshatit zviceran. Dhe në vitin 2017, projekti u fitua nga kompania zvicerane e hotelerive dhe restoranteve “Hotel Innovation Award Gastrosuisse”.