Martesa e tyre zgjati vetëm tre minuta, arsyeja e ndarjes së këtij çifti do t’ju lërë me gojë hapur

Shumë çifte ndahen, pasi martohen. Këtu nuk ka asnjë të çuditshme, pasi ndodh që edhe dashuria mbaron.

Por ajo që ka ndodhur në Kuvajt me një çift është me të vërtetë e çuditshme. E themi këtë, pasi martesa e tyre zgjati vetëm tre minuta.

Ata u betuan se do të ishin me njëri-tjetrin deri në përjetësi, por nuk ndodhi kështu.

Mësohet se shkak për ndarjen është bërë burri, i cili e ka quajtur bashkëshorten e tij budallaqe, pasi kjo e fundit u pengua teksa po dilnin nga gjykata.

Këtë gjë nusja e ka konsideruar si tallje nga ana e burrit dhe ka kërkuar  divorcin.

Vendimi i saj është mbështetur në këtë shtet, duke u shprehur se nëse  ai e ka ofenduar që në fillim, më vonë nuk dihet se çfarë ndodh