Piktura e moshës” që zbulon sa vjeç ndihesh në të vërtetë

Sipas studiuesve, grupmosha juaj mund të përcaktohet nga mënyra se si e interpreton këtë imazh, që në herën e parë: Po sheh gruan plakë apo vajzën e re? Piktura që zbulon moshën sa vjeç ndihesh…dhe je!

Një nga iluzionet më të njohur në botë, kjo “pikturë e moshës” është si një “imazh i dyfishtë”, sepse truri yt mund ta interpretojë në dy mënyra të ndryshme.

Në një studim të fundit dy profesorë psikologjie në universitetin e Flindersit në Austri, ua treguan 393 personave të moshave nga 16 në 68 vjeç këtë figurë, dhe i pyetën se çfarë mund të shihnin.

Për çudi, rezultatet treguan se të rinjtë ishin më të prirur që të shihnin një femër të re në këtë pikturë.

Ndërsa vëzhguesit e moshuar, ishin më shumë të prirur të shihnin një grua të moshuar.

Nëse e shihni për një kohë të gjatë pikturën, do t’i shihni të dyja.

Studimi u përqendrua në atë se çfarë pa secili vëzhgues në gjysmën e parë të sekondës së parë.

Studimi pretendoi të përcaktojë, nëse mosha e secilit ndikonte në atë se çfarë shihnin.

“Ajo se çfarë zbuluam ishte se të rinjtë ishin të prirur të shihnin një vazjë të re, ndërsa të moshuarit ishin të prirur të shihnin një grua të moshuar,” theksoi Profesori Majk Nikols.

Por, kishte edhe nga ata/ato që edhe pse në moshë të vjetër, shihnin vajzën e re brenda pikturës, sepse… aq e ndienin moshën e tyre.

Fiks, disa persona janë aq vjec, sa ndihen: Kështu është edhe kjo pikturë, varet se cfarë sheh!