Prekëse: Nëna merr guximin dhe shpërndan fotografinë e fetusit të sapoformuar, e humbi në muajin e katërt

Një nënë zemërthyer ka marrë guximin për të publikuar fotot e vogëlushit të saj të vdekur, pasi mjekët i thanë se ai nuk është një foshnjë e mirëfilltë, por e klasifikuan si “mbetje mjekësore”.

40-vjeçarja Sharran Sutherland, u mahnit nga përsosmëria e të voglit të saj, të cilin e quajti Miran. Ai ishte formuar tërësisht, edhe pse ishte vetëm 14 javësh në barkun e së ëmës.

Gruaja e mbajti të voglin në frigorifer për një javë përpara se ta varrosnin në rrënjën e një luleje që mbanin në shtëpinë e tyre.

Në fotot e publikuara nga gruaja, i vogli është vetëm 4 centimetra i gjatë dhe peshon vetëm 26 gramë, por gjithsesi, i janë formuar pjesë të fytyrës, duarve, këmbëve, e madje edhe thonjtë e gishtave.

Duke qenë se i vogli Miran nuk mund të cilësohet ligjërisht si një foshnjë deri në javën e 20-të, Sharran dhe bashkëshorti i saj, 35-vjeçari Michael Sutherland, u lejuan që ta merrnin atë në shtëpi dhe ta varrosnin ku të mundnin.

Pavarësisht humbjes së foshnjës së saj, gruaja thotë se ndihet mirënjohëse që pati mundësinë të sillte në jetë, të shikonte dhe të ndahej me vogëlushin e saj.

Ajo thotë se ka shpërndarë imazhet e të birit për të ndërgjegjësuar të gjitha femrat mbi pasojat e abortit dhe dhimbjen që ai mund të shkaktojë, pavarësisht se mjekët mund t’u kenë thënë se në javën e 12-të fetusi nuk është formuar ende.