Pse njerëzit bërtasin?

Një ditë, një mendimtar indian pyeti dishepujt: “Pse njerëzit bërtasin kur ata janë të zemëruar?”. “Bërtasin për shkak se e humbasin qetësinë e tyre”, tha njëri prej tyre. “Por pse të bërtasësh nëse personin e ke pranë?”, pyeti sërish mendimatri.

“Epo, ne bërtasim sepse duam që personi tjetër të na dëgjojë”, u përgjigj një tjetër dishepull. Dhe mësuesi u kthye me pyetjen: “A nuk mund të flisni me të me zë të ulët?. U dhanë përgjigje të tjera të ndryshme, por asnjëri nuk e ka bindur mendimtarin.

Pastaj ai shpjegoi: “A e dini pse i bërtisni një personi tjetër kur jeni të zemëruar? Fakti është se kur dy njerëz janë të zemëruar, zemrat e tyre largohen shumë. Për të mbuluar këtë distancë duhet të bërtisni për të dëgjuar. Sa më shumë të zemërohen ata, aq më fort do të duhet të bërtasin për të ndjerë njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, çfarë ndodh kur dy njerëz janë në dashuri? Ata nuk bërtasin, flasin me zë të ulët. Dhe pse? Sepse zemrat e tyre janë shumë afër. Distanca ndërmjet tyre është e vogël. Ndonjëherë zemrat e tyre janë aq afër sa që as nuk flasin, thjesht pëshpërisin.

Dhe kur dashuria është më intensive, nuk është e nevojshme të pëshpëritësh, thjesht shikohesh në sy. Zemrat e tyre janë bërë një e vetme. Kjo është ajo që ndodh kur dy njerëz që e duan njëri-tjetrin afrohen”.

Së fundmi, mendimtari përfundoi duke thënë: “Kur debatoni apo diskutoni, mos lejoni që zemrat tuaja të largohen, mos thoni fjalë që mund t’i ndalni, sepse do të vijë një ditë kur distanca do të jetë kaq e madhe saqë ata kurrë nuk do ta gjejnë më rrugën e kthimit”. (Gandhi)