Ballina Kuriozitete S’është fore, biondina kosovare e lë veturën në ler, ia ndalë sigurimi...

S’është fore, biondina kosovare e lë veturën në ler, ia ndalë sigurimi me duar

Janë të famshme kudo foret me biondina. Një e tillë ngjason paksa me foren e famshme, por që ishte realitet.

Tek emergjenca në Prishtinë, një femër s’e ka bërë parkingun në mënyrën më të mirë të veturës.

Ajo e ka lënë veturën me ngjyrë të kaltër në ler, në një rrugë teposhtëze.

Me të ndalur, vetura vazhdon rrugën në teposhtëze duke rrezikuar të godiste një veturë tjetër të parkuar, goditje që nuk do të sillte ndonjë rrezik, por vetëm dëme materiale.

Megjithatë, aksidenti është evituar nga një punëtor sigurimi i cili ka arritur ta ndalë me duar veturën në lëvizje.