5 shenjat që tregojnë se marrëdhënia juaj e dashurisë është e njëanshme

Çdo histori dashurie është e ndryshme nga tjetra, madje disa janë mjaft të komplikuara. Ndodh shpesh që ndjenjat e njërit person të jenë më të forta se të personit tjetër dhe kjo quhet marrëdhënie e njëanshme.

Kjo do të thotë që po ju po jepni 80 për qind të vetes tek partneri/a juaj, por vetëm 20 për qind merrni mbrapsht, ndërkohë që po investoni kohë, energji dhe përpjekje që partneri/a të bëjë të njëjtën gjë.

Mirëpo si ta kuptoni që marrëdhënia juaj është e njëanshme?

Mëposhtë janë 5 shenja të cilat mund të tregojnë raportin tuaj:

1.Partneri/ja nuk të përfshin në planet e të ardhmes
Nëse ti mendon për të ardhmen referohesh gjithmonë me ‘ne’ ose ‘neve’ ndërkohë që ai/ajo përdor vetëm ‘unë’ dhe ‘mua’.

2.Ju anuloni planet për të
Ditëlindja e motrës tënde, një natë me miqtë apo çfarëdo tjetër ju e anuloni për një takim me të ndërsa ai/ajo nuk bën të njëjtën gjë.

3.Ju sakrifikoni edhe gjërat më të rëndësishme për të
Është e rëndësishme që ju të ndiheni komodë pranë tij/saj. Nuk ka kuptim që ju të pëlqeni diçka apo të bëni vetëm sepse pëlqen ai/ajo duke sakrifikuar preferencat apo vendimet tuaja, ndërkohë që nuk merrni të anasjelltën.

4.Ju vini nevojat e tij/saj para tuajve
Është normale që të mendoni për partnerin/en tuaj kur ndodheni para një situate lidhur me të dhe ta mbështesni, por mos lejoni të lëndoheni vetë duke menduar vetëm të mirën e tij/saj nëse nuk merrni të njëjtën gjë në këmbim.

5.Ju mendoni vetëm për të, ndërkohë që ai/ ajo flirton me persona të panjohur
Nëse ju jeni besnik/e dhe as nuk ju shkon mendja për njohje të reja, ndërkohë që ai/ajo flet me persona të panjohur në Instagram, hapni sytë, diçka nuk shkon…