Ballina Lifestyle A është kjo plaka më e fortë në botë ? Shikojeni sa...

A është kjo plaka më e fortë në botë ? Shikojeni sa e fuqishme është

Derisa shumica e të rinjve në vend të ushtrimeve fizike preferojnë video-lojërat dhe telefonat e mençur t’i mbajnë në duar, kështu nuk ndodh me një grua të moshuar e cila është bërë model dhe frymëzim për të gjithë ata që mendojnë se vitet janë vetëm numra.

Bëhet fjalë për Loren Brucone që ushtron në palestër sikur të ishte 27-vjeçe, e jo siç është në realitet një 72-vjeçare.

Kjo amerikane dikur merrej me balet dhe fitnes, por në moshën 67-vjeçe iu mërzitën dhe kështu një mik e bindi që të merret me krosfit, ushtrime të intensitetit të lartë.

E pasi që trajneri i saj filloi të publikojë në Instagram video të ndryshme të Lorenit duke ushtruar, kjo ish-profesoreshë universitare është bërë hit në mbarë botën.

Loren çdo ditë ushtron nga një orë, ngrit pesha, bën pompa e vrapon, të gjitha këto që shumë të rinj nuk mund t’i bëjnë.

“Nuk ka rëndësi në çfarë gjendje aktuale fizike jeni, sa vjet i keni apo çfarëdo tjetër. Nëse diçka dëshironi, atëherë patjetër që duhet ta bëni”, ka deklaruar Brucone.