Burrat e kanë në dorë! Nëse duan një martesë të lumtur duhet të bëjnë këtë gjë për partneret

Burrat që i lejojnë gratë e tyre të kenë influencë tek ata, kanë martesa më të lumtura dhe kanë më pak gjasa që të divorcohen.

Ky është rezultati i një studimi që ka pasur nën vëzhgim 130 çifte të reja.

Studimi i kryer nga Dr. John Gottman, shkruan “Business Insider”, thotë se e njëjta premisë vlen edhe për çiftet e të njëjtit seks.

Ai thotë se burrat zakonisht i rezistojnë influencës së grave të tyre, pa e kuptuar fare.

Doktori thotë se është aftësi e jashtëzakonshme e burrave, kur i kuptojnë gratë e tyre dhe u kushtojnë vëmendje çdo ditë.