Çfarë të bësh nëse ai e tepron me xhelozinë

Nuk ka dashuri pa xhelozi thonë, mirëpo xhelozia e tepruar çdo në një marrëdhënie të lodhshme dhe të padurueshme.

Nëse partneri juaj është xheloz, këtu keni disa mënyra sesi ta përballoni atë:

Tregohuni indiferente
Mund të duket e vështirë por do t’i shihni të mirat më vonë. Nëse tregoheni indiferente ndaj situatës do të shërbejë edhe si një moment prove për të dy partneret.

Secili privatësinë e tij
Qëndroni larg adresave të email-it të njëri-tjetrit, apo inbox-it të mesazheve në facebook.

Kthejani me të njëjtën monedhë
Kjo është një strategji që kërkon të vejë në të njëjtën provë edhe ndjenjat e partnerit, dhe me këtë rast do të mësoni nëse partneri juaj është me mendje hapur si ju, apo do ishte më mirë t’i jepnit fund, për të evituar një lidhje vetëm me keqkuptime dhe sherre.

Më mirë vetëm
Në fund fare, nëse do kuptoni që partneri juaj është “xheloz i lindur” dhe nuk do të jeni në gjendje të ruani qetësinë dhe të menaxhoni situatën, zgjidhni më mirë të rrini vetëm, për të shpëtuar nga presionet.