Çfarë të bësh nëse të ka lënë i dashuri vetëm pak ditë para Shën Valentinit?

Ndarjet ta shpifin, e dimë! Veçanërisht ato që ndodhin mes sezonit të Vitit të Ri dhe Shën Valentinit.

Por si mund ta kaloni pa shumë vuajtje pjesën e ndryshimit të statusit nga e lidhur në beqare, para 14 shkurtit?

Ja sesi:

1.Hiqni qafe presionin për t’u ndjerë mirë.
Gjëja e parë dhe më e rëndësishme që duhet të bëni është t’i jepni vetes atë që doni. Vetëm se ka një festë të shënuar në kalendar, nuk do të thotë që duhet ta festoni. Në të vërtetë, kjo mund të përkeqësojë ndjenjën e lëndimit. Është normale të kujtojmë dhe të mendojmë për ditët e kaluara të Shën Valentinit ose kohët romantike që keni kaluar. Nuk ka asnjë formulë magjike që t’ju shërojë nga zemra e thyer, por të paktën mund të trajtoni veten me diçka që pëlqeni në një dyqan apo ndonjë masazh. Merrni atë që doni.

2.Bëni hapa drejt socializimit.
Nëse jeni shmangur nga shoqëria muajt e fund, por papritmas ndjeni sikur keni nevojë të bëni diçka argëtuese në ditën e Shën Valentinit, duhet të bëni kujdes. Është më mirë të bëni hapa të vegjël drejt socializimit, për të kuptuar se çfarë funksionin për ju. Bëni më mirë diçka më të thjeshtë, si të shikoni një film apo të hani një darkë me miqtë. Anashkalojeni alkoolin, sepse sjell më shumë depresion.

3.Përqendrohuni tek miqtë që keni, në vend që të përpiqeni ta zgjeroni rrethin tuaj.
Është më mirë që ta kaloni kohën me miqtë që ju njohin mirë dhe kuptojnë që jeni lënduar. Pasi nëse do të dilni me njerëz që nuk i keni takuar prej kohësh, ju sigurojmë që do të hapin plagë të vjetra.

4.Limitoni kohën që flisni për ndarjen.
Po, duhet të flisni për ndarjen, por me njerëzit që i besoni më shumë. Nëse ndjeheni nën presion që vazhdimisht të flisni për situatën tuaj, mund të kuptoni se keni nevojë për më shumë kohë për t’u shëruar. Mos harroni se miqtë mund të jenë mbështetës, por nuk mund të jenë terapistë. Kështu që mund t’u kërkoni miqve të mos e hapin atë temë nëse nuk doni, pasi keni nevojë për diçka që t’ju shpërqendrojë.

5.Nëse doni të jeni vetëm, planifikoni një ditë të zakonshme pozitive për veten tuaj.
Dita e Shën Valentinit këtë vit qëllon në ditë jave, kështu që do të thotë e se keni më pak presion për të dalë. Mund t’i bëni vetes një dhuratë, edhe nëse vjen në formën e të bërit diçka produktive për të ardhmen, si p.sh. të nisni ndonjë aktivitet fizik. Jepini lirinë vetes tuaj që të kaloni një ditë të mirë edhe nëse nuk është ajo që kishit menduar kohë më parë.