Divorcohet njeriu më i pasur i botës, ja arsyeja

Shefi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, dhe bashkëshortja e tij, MacKenzie, pritet t’i japin fund martesës së tyre 25-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti përmes një deklarate të përbashkët.

“Pas një periudhe të gjatë të dashurisë dhe ndarjeve sfiduese, ne kemi vendosur të ndahemi dhe ta vazhdojmë jetën tonë si miq”, thuhet në deklaratën e tyre. Jeff Bezos, i cili është themelues i kompanisë “Amazon”, është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 137 miliardë dollarësh.

Gruaja e tij, MacKenzie Bezos, është shkrimtare, autore e veprave “The Testing of Luther Albright” dhe “Traps”. “Ne ndihemi jashtëzakonisht me fat që e kemi gjetur njëri-tjetrin dhe shumë mirënjohës për secilin vit që kemi qenë të martuar”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Çifti ka katër fëmijë, ndërsa njëri prej tyre është i adoptuar. Kompania e Bezosit, “Amazon”, aktualisht vlen 797 miliardë dollarë, shkruan “BBC”