Gruan duhet ta vendosësh mbi këta 5 persona të tjerë

Bashkëshorten tënde duhet ta vendosësh mbi këta gjashtë persona:

1.Mbi fëmijët tuaj
Do të keni edhe netë në të cilat do t’i kushtoni më shumë vëmendje fëmijës suaj që qan, sesa bashkëshortes suaj. Por në përgjithësi, krahas rasteve të tilla, ju duhet të kuptoni se koha e shpenzuar me bashkëshorten tuaj është më e rëndësishmja. Roli prej babai nuk duhet të zëvendësojë rolin prej bashkëshorti.

2.Mbi një femër imagjinare
Përdorimi i pornografisë si zëvendësuese e raporteve reale me bashkëshorten tënde, mund ta shkatërrojë martesën tuaj. Pornografia ka plot pasoja në jetën e çdokujt dhe sidomos të atyre në një martesë. Ajo mund të bëjë të harroni aspektet më të rëndësishme në një martesë dhe të përqendroheni vetëm tek marrëdhëniet seksuale.

3.Mbi një femër tjetër
Kjo gjë është shumë e vërtetë, edhe pse shumë persona e harrojnë. Nuk bëhet fjala vetëm për dashnoret, por edhe për ato që i keni thjesht mikesha. Asnjë femër tjetër nuk duhet të dijë gjërat që nuk i di gruaja juaj.

4.Mbi nënën tuaj
Asnjë anëtar i familjes nuk duhet të jetë mbi gruan tënde. Si bashkëshort, duhet të mbash gjithmonë anën e gruas tënde përpara kujtdo, me të cilin ajo përballet, edhe nëse përballet me nënën tënde. Duhet të jesh i fortë. Duhet të dish të gjesh kompromise për të mos i prishur marrëdhëniet me asnjërën nga të dyja.

5.Mbi miqtë e tu
Mos i harroni miqtë pas martesës, por duhet të mbani gjithmonë në mendje se marrëdhënia me bashkëshorten tuaj duhet të jetë gjëja më me vlerë, edhe përballë shumë viteve miqësi që mund të keni me dikë.

6.Mbi miqtë virtualë
Rrjetet social eta shpifin. Edhe kur je në një dhomë me bashkëshorten tënde, mund të ndiheni shumë të largët teksa rrini secili në rrjetet sociale dhe komunikoni me këdo online e jo me njëri-tjetrin. Martesa juaj është shumë më e rëndësishme se raportet që mund të keni ndërtuar me ata që ndoshta nuk i njihni as realisht, apo jo?