Ushtria e Kosovës: Kë po e përkrah AMERIKA?

Ka një moment për të cilin duhet të reflektojmë, e i cili nuk bën të na ik pa ia dhënë vëmendjen dhe vlerën e merituar!

Ky nuk është tentimi i parë që përmes ligjesh, pra pa ndryshime kushtetuese të bëhet transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës.

TENTIMI I PARË prodhoi vetëm ZHURMË e cila ju kthye në bumerang IDEATORIT ngase hasi në kundërshtim të fortë të të gjithë aleatëve tanë, duke kulmuar me kundërshtimin e AMERIKËS (SHBA).

TENTIMI I DYTË sikur doli nga HIÇI dhe pa shumë ZHURMË, bile çuditërisht e zuri të papërgatitur dhe e befasoi ideatorin e tentimit të parë, por i cili siç duket e ka BEKIMIN (aminin) e AMERIKËS.

Tash, pyetja që po me sillet në mendje është: Kë po e përkrah AMERIKA?

Përgjigjuni duke kujtuar atë fjalën e urtë ‘thiun vra, por hakun mos ia ha’!

Përndryshe, unë konsideroj se NJËSI MATËSE për NE dhe SHTETIN tonë, për çdo gjë duhet të jetë BEKIMI AMERIKAN, sepse ne dhe shteti jonë jemi të BEKUAR vetëm po qemë me AMERIKËN.

Ne (Kosovën) mund të na përkrahë gjithë bota, madje edhe Rusia e Kina, por nëse nuk na përkrah AMERIKA, keq e kemi! Ndërsa, nëse ndodh e kundërta, që të na kundërshtojë gjithë bota, por të na përkrah AMERIKA, pa asnjë dyshim mirë e kemi!