Të gjithë njësoj? Këto janë 5 justifikimet që çdo djalë thotë kur tradhëton

Thuhet se kur vjen puna tek tradhëtia, të gjithë djemtë përsërisin të njëjtin refren. Ka nga ata që e pranojnë gabimin dhe kërkojnë falje, e të tjerë që rrahin gjoksin e “bërtasin” se nuk po ikën gjëkund, aty është, ishte vetëm një moment.

“Marie Claire” ka zbuluar pesë justifikimet për të zakonshme të djemve dhe i ka komentuar.

“Humba kontrollin”

Shumë djem pranojnë se janë të ndershëm dhe e duan pafundësisht partneren e tyre. Por në një moment të caktuar, e humbasin kontrollin dhe bien pre e momentit dhe tradhëtojnë.

“Nuk ishte e duhura për mua”

Arsyeja kryesore përse meshkujt tradhëtojnë është sepse nuk duan të jenë më me partneren që kanë në krahë dhe “kullosin” sytë gjetkë. Dhe i bien shumë shkurt, tradhëtojnë e pastaj sigurohen që duan të ndjekin një rrugë të re.

“Edhe përse e dashura ime është një yll, ajo tjetra është e bukur në një tjetër lloj mënyre”

“Marie Claire” shkruan se nga komunikimi me djemtë, kanë mësuar se edhe përse mendojnë se e dashura e tyre është perfekte dhe i kanë rrëmbyer zemrën, ajo tjetra ka diçka që asaj i mungon, siç mund të jetë gjoksi gjigand, trupi perfekt, e të tjeraaa me rradhë!

“Ishte thjeshtë një moment. Jam i yti”

Meshkujt adhurojnë të ndjekin një fantazi dhe jo një person real. Edhe përse tradhëtojnë, në mendje meshkujt e kanë të ngulitur se është thjesht një eksperiencë dhe sërish do të kthehen në shtëpi tek partnerja.

“Nuk është diçka për të cilën mburrem”

Meshkujt çdo ditë e më shumë nuk kanë dëshirë të tregojnë se kanë tradhëtuar! Dhe nuk po themi që t’ia rrëfej partneres, por edhe miqve të tyre. E kanë shumë të vështirë që të tregojnë se ishte një moment dobësie dhe u dorëzuan, ndërsa në zemër kanë partneren e tyre.