Zbulohet çelësi: Çiftet që bëjnë këtë gjë kanë më shumë gjasa të jenë të lumtur

Kur ke qenë e lidhur për një kohë shumë të gjatë, mund të jetë e lehtë ta mendosh veten si një grup prej dy vetash dhe jo si individ i veçantë.

Kjo gjë, pra kur çiftet i referohen vetes si “ne” në bisedë, sipas studimeve të fundit, kanë më shumë gjasa të jenë më të lumtur në dashuri, sesa ata që nuk e bëjnë këtë.

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë kanë hulumtuar lidhjen mes përdorimit të përemrave pluralë (të tillë si “ne”, “e jona”) dhe shëndetin e lidhjeve romantike.

Ekipi, i udhëhequr nga psikologu Megan Robbins, ka analizuar 30 studime që përfshijnë më shumë se 5.000 pjesëmarrës, gjysma e të cilëve janë martuar.

Hulumtuesit morën parasysh pesë faktorë kryesorë: sa kohë kanë që janë bashkë; sjellja e tyre brenda marrëdhënies; shëndetin mendor të pjesëmarrësve; shëndetin fizik të tyre; dhe sa mirë ata kujdesen për veten në baza ditore.

Ata arritën në përfundimin se çiftet që flisnin me “ne” ishin më të dobishëm në të gjitha kategoritë, gjë që korrespondon me faktin që kanë një lidhje me të lumtur se të tjerët.

Burimi: The Independent