Gjeneratori i koheve moderne

Shkruan: Hiljana Biba

Këtë mëngjes isha ulur në kafenen poshtë shtëpisë së gjyshërve të mi.Sigurisht ishte një arsye e fortë përse unë Isha shkëputur nga përditshmëria ime, për të kaluar kohë në atë vend, që për hir të së vërtetës nuk më pëlqente aspak.

Kushurira ime kishte marrë leje nga universiteti dhe kishte vendosur t’i kalonte pushimet e fundvitit në Tiranë.

Nuk isha tepër në humor. Kisha ditë që gërrmoja në libra dhe artikuj te ndryshëm, e ende nuk e kisha takuar shkëndijën e nevojshme për këtë shkrim rreth vdekjes cerebrale.
Ndërkohë që kushurira ime shkruante në telefonin e saj të thjeshtë, mrekullia ndodhi e dritat ikën.

Të gjithë u tensionuan. Disave iu largua interneti, si në rastin e shoqërueses sime, disave iu ndërprye muzika e preferuar ne mes e kështu me radhë. Dhe ja pra, ndër atë atmosferë të paqëndrueshme, unë e kisha gjetur nxitjen time. Brenda pak minutave, njerëzit që pak më parë shikonin të coroditur, u qetësuan, në saj të një lehtësie të shkencës, gjeneratorit. Ai bëri të mundur që ngjarja të kthehej në normalitet.

Tani mendojini të dashur lexues, të gjithë Ata njerëz që po kunsumonin kafen e tyre, si organe të trupit njerëzor, që për një cast, ju ishte shkëputur sistemi i kontrollit, rregullimit te gjendjes e sjelles Tyre, funksion ky i rezervuar nga truri. I cili në rastin e vdekjes cerebrale pushon së funksionuari.

Por fatkeqësisht, ky paralelizëm e ka thjeshtuar tepër kompleksitetin e kriterit të Vc.
Kompleksiteti vetë, fshihet pas faktit të atij” gjeneratori shkencor” që ka ngjallur sa lehtësi, aq edhe problematika në etikën mjekësore. Të atij gjeneratori që në rastin e një pacienti në vdekjen cerebrale, të jep përshtypjen se cdo funksion kryhet normalisht nga organizmi yn, por faktikisht, si në rastin e mëngjesit tim, linja është shkëputur.

Pavarësisht se të gjithë kilentët sot ja rikthyen buzëqeshjen fytyrës me ardhjen e sinjalit, pavarësisht lëkurës së ngrohtë e ngjyrë të kthjellët të dikujt që gjendet në vdekje cerebrale.Vdekja cerebrale ose kortikale paraqet nekrozen e pakthyeshme te trurit , sidomos neokorteksit.

Për herë të parë ky problem doli më 1959 në kinferencë ndërkombëtare të neurologjisë nga dy mjekë francezë:p. MOLLARET dhe M. GOULON.

Shpesh herë në vende të ndryshme, përcaktohen kritere të ndryshme në vdekjen cerebrale. Në France përshembull, kjo vdekje vërtetohet nga mungesa e reaksionit ndaj cdo ndikimi, mungesa e lëvizjeve të frymëmarrjeve spontane etj.

Problemi madhor në këtë ceshtje qëndron në transplantin e organeve.

Shpesh herë familjarë e kanë të pamundur dorëzimin e të dashurit tyre, Duke ja ngulur sytë gjithë shpresë, qoftë edhe për lëvizjen më të vogël, ose Duke shprehur gjithnjë lutjen për të pritur edhe një ditë tjetër.

Individët në kriterin e Vc, janë një nga burimet kryesore për transplantin e organeve.
Sigurisht duhet që vdekja të shpallet nga mjekë të cilët nuk janë të lidhur me procedurën e dhurmit të organeve.

Ata duhet të vërtetojnë fillimisht disa shenja klinike, pa nevojën e ndonjë aparature të ndërlikuar. Përvec tyre, përdoren dhe ekzaminime si EEG, ateriografia etj.Vdekja provokon ndjenja thellësisht të dhimbshme dhe kontradiktore, shumë prej të cilave kurrë nuk mund të zgjidhen. Ajo që është më e vështirë, nuk është ngjashmëria midis vdekjes së trurit dhe shpresës së gjallë apo edhe të padukshme që kufoma e të dashurit tonë do të ringjallet, por faktin se dikush që na intereson kaq thellësisht, është zhdukur.

Duke pranuar një përfundim të tillë do të sillte vetëm ndjenja të pashmangshme: si mund të ishte ky i gjallë në mendje, por definitivisht i vdekur?

Në vdekjen e trurit, kufoma në dukje e gjallë mishëron të gjitha këto kontradikta të brendshme, por luan në prirjen e papërmbajtshme njerëzore për të shpresuar. Ndërkohë që në një nivel mund të pranojmë vdekjen, është pothuajse e pamundur të injorojmë atë që duam të shohim si lëkura e ngrohtë, gjoksi në rritje. Hendeku midis asaj që dimë dhe asaj që duam vetëm zgjerohet. Mund të kërkojmë që makinat të vazhdojnë pak më gjatë, sikur trupi të jetë ende gjallë dhe jo i vdekur.

Me vdekjen në të gjitha format, ne mësojmë në fund të jetojmë me kontradiktën.
Por, ndryshe nga llojet e tjera të vdekjes, vdekja e trurit në dikë që ne duam kërkon që ta pranojmë menjëherë këtë paradoks të dhimbshëm.