Trump dhe Mohgerini mund të kushtëzojnë shtetin për taksën, por jo qytetarët e Kosovës

Shkruan: Linda Bekteshi

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë formësuar pozicionin e tyre lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, respektivisht çështjen e taksës së vendosur nga Qeveria dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

SHBA tashmë e kanë dërguar mesazhin e qartë, i cili tashmë u është transmetuar edhe në formë të shkruar autoriteteve shtetërore kosovare. Madje u jep afat deri më 21 janar ta heqin taksën 100 për qind.

SHBA dhe Bashkimi Evropian mund të kushtëzojnë Kosovën dhe Qeverinë, por, jo edhe qytetarin e Kosovës.

Në rast se Qeveria e Kosovës, pas ultimatumit të SHBA-së duhet të heqë taksën, atëherë qytetarët e Kosovës duhet të vetëdijësohen ndaj produkteve serbe. Ajo çfarë mund të bëjnë qytetarët e vendit, është që asnjë produkt i cili vjen nga Serbia mos të konsumohet. SHBA mund të kushtëzojë shtetin, por jo qytetarin sepse qytetarin nuk mund askush ta detyrojë të blejë prodhime serbe.

Është koha që qytetarët e Kosovës t’i hapin sytë dhe kjo është mënyra e vetme që të injorojmë Serbinë. Është shumë keq të rrimë “këmbëkryq”, duke diskutuar kush e ka pasur mirë dhe kush e ka keq, por, është koha që duhet të bëjmë diçka rreth kësaj çështjeje. Mos te blejmë asnjë produkt serb nëpër supermarketet mbushur me ushqime serbe kudo ku jetojnë shqipet.

Mos te blejmë asnjë krevat serb ku të flenë shqipet mbi të. Asnjë material ndërtimi serb nuk mund të ndërtojë shtëpitë tona… Për shkak të vendosjes së taksës nga autoritetet kosovare, Serbia humb rreth 42 milionë euro në muaj.

Është dëshmuar se Serbia ka fabrika të veçanta për prodhimin e produkteve ushqimore të dedikuara për Kosovë. Serbia vepron edhe përmes substancave helmuese në produktet që prodhon enkas për Kosovë. Për shkak të varfërisë në Kosove shiten produktet serbe sepse janë më të lira.

Andaj shumë besoj që bojkoti qytetar ka efekte edhe më të mëdha sesa taksa 100%, në kuptim shumëdimensional.

Bojkoti ynë qytetar ndaj prodhimeve të tyre në aspekt ekonomik e politik në staza afatgjata, për Serbinë e Bosnjën do të kishte efekte negative shumë të mëdha jo vetëm në të hyra materiale, por edhe në efekte tjera zinxhirore…

Kështu, Kryeministri e Qeveria do t’i realizonin objektivat e tyre politike edhe pa taksën 100%, dhe do fitonin shumë poena politikë karshi SHBA-së.