Burri me gjendje të rrallë tregon si vdiq për gjashtë minuta

23-vjeçari Tyler ka energjinë, humorin dhe ëndrrat e njëjta me çdo të ri, por ai ka një gjendje të rrallë shëndetësore të muskulit në boshtin kurrizor.

Edhe pse nuk është në gjendje të lëvizë ose të çojë gjëra, përpjekja e tij për t’u mos dorëzuar karshi gjendjes së tij të rëndë është diçka frymëzuese.

Sëmundja e tij ka bërë që shpina dhe brinjët të mbesin të lakuara, duke bërë që sqetullat të prekin ijët e tij, transmeton Gazeta Express.

Në një video të publikuar online, Tyler ka treguar për një incident që e ka pasur – incident ky që e la atë të vdekur për gjashtë minuta.

Duke shpjeguar situatën, se si ai kishte pësuar CPR (ringjallje kardiopulmonare), Tyler tha për UNILAD:

“Ishte një situatë shumë e çuditshme. Shkuam në spital dhe ata thanë ‘ke shumë të përziera, ke një lëng të zi në stomak, duhet ta nxjerrim jashtë atë’ dhe unë iu thash në rregull.

Ndërsa po e bënin këtë, unë humba vetëdijen, dhe u ktheva përsëri 40 minuta më vonë dhe dhoma ishte e mbushur me njerëz. Thash me vete ‘kjo nuk është diçka e mirë’, dhe po, të nesërmen halla më pyeti nëse kisha dhimbje në gjoks, dhe unë thash ‘po, si po e di këtë ti?’ dhe ajo tha ‘epo, ke pasur CPR’.

Unë thash ‘çka?’, ‘për sa gjatë?’ dhe ajo më tha gjashtë minuta, dhe unë u hutova. Nuk isha në dijeni për këtë, por kish disa vizualizime shumë të çuditshme.

Tyler e ktheu këtë situatë traumatike në një shembull të fortë se si është të jesh i vdekur – pra, krejtësisht pavetëdije.