Futeni gishtin 30 sekonda në ujë të ftohtë dhe zbuloni a jeni të shëndetshëm

Një test i thjeshtë në kushte shtëpie mund t’iu ndihmojë të kuptoni nëse keni probleme shëndetësore apo jo.
Ajo që duhet të bëni është t’i fusni duart në një enë me ujë shumë të ftohtë për 30 sekonda. Pasi të bëhet koha, do të kuptoni nëse jeni të shëndetshëm apo keni probleme me sistemin kardiovaskular.

Nëse majat e gishtave do t’u bëhen të bardha apo të kaltra, atëherë me shumë mundësi mund keni problem me qarkullimin e gjakut.

Ndryshimi i konsiderueshëm i temperaturës apo stresi mund të shkaktojë ngërçe të enëve të gjakut, të cilat dërgojnë gjak te gishtat, hunda apo veshët.

Si rezultati kësaj, këto pjesë të trupit nuk furnizohen mjaftueshëm me gjak dhe mund të mpihen. Për të qenë më të sigurt, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shihni një mjek.

Mos harroni, është më mirë ta parandalosh sesa ta luftosh një sëmundje!