Kujdes: Një ilaç i rremë për kancerin po shitet në treg, kushton 5700 euro

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një njoftim paralajmrues për të gjithë botën, duke kërkuar që pacientët, mjekët, e barnatoret të kenë kujdes nga një ilaç I rremë për kancer, që po qarkullon në Evropë dhe Amerikë.

Ky ilaç është paketuar që të ngjasojë me ilaçin ‘Iclusig’, i cili përbëhet nga ponatinibi
Ky përbërës shërben për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga leukemia kronike meloide dhe leukemia akute limfoblastike.

Është zbuluar që këto kuti me pilula përmbajnë vetëm Paracetamol

“Në këtë ilaç të rremë nuk ka përbërës aktivë, prandaj ky çmim është shumë i lartë. Është dukuri e rrezikshme. Jemi të brengosur për këto mashtrime”, tha Michael Deats, udhëheqës i grupit mbikëqyrës për ilaçe të rreme në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë.

Ai thotë se ky ilaç është i pazakonshëm sepse përmban vetëm paracetamol dhe se falsifikimi i ilaçeve për kancerin është dukuri e rrallë. Sipas tij, ilaçet që falsifikohen më së shpeshti janë antibiotikët dhe ilaçet që përdoren për trajtimin e malaries.

Mashtrimin me këtë ilaç e ka zbuluar një shitës me shumicë në Zvicër, i cili i ka lajmëruar menjëherë autoritetet përkatëse.