Anita Haradinaj e ngushëllon Mc Gregorin pas humbjes

Prezantuesja e njohur dhe gruaja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj, ka një pasion të veçantë për sportin, sidomos fitnesin.

Ajo prej vitesh ushtron dhe ka një trup mjaft të formësuar, ndërsa herë pas here shfaqet për vrapim në natyrë.

Por, Muçaj duket se e përcjell edhe sportin, sidomos artet marciale, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi, Anita po e përcillte me vëmendje përballjen e Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, në kuadër të garave të UFC-së.

Se ajo bënte tifo për mundësin irlandez McGregor apo thjeshtë e ngushëlloi atë pas humbjes e dëshmon postimi në Instagramin e saj zyrtar.

Gregori u dorëzua në raundin e katërt, duke zhgënjyer mijëra tifozë e në mesin e tyre mund të ketë qenë edhe Anita