Avni Selimi pas sukseseve si model, tash prek kinemanë

I pashëm dhe ambicioz e mjaft punëtor, dhe e ka provuar veten të jetë i suksesshëm e me plot tituj në fushën e modelizmit, madje ka edhe tituj si Mister, por pasioni i tij tashmë rritet dhe prek edhe aktrimin.

Po flasim për djaloshin simpatik nga Ferizaji që jeton në Gjermani Avni Selimi, ku mësojmë se ai sapo ka prekur edhe kinemanë e do të jetë protagonist në filmin e Drilon Hoxhes me titull “Dashuria s’mjafton” ku do të vijë në një rol interesant duke spikatur këtë herë si artist në rolin si aktor pas sukseve në modelizëm dhe në biznesin e tij që ushtron.