Çfarë thotë Edi Rama për vrasjen që përfshiu Elvana Gjatën?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në “Xing me Ermalin” ka folur shumëçka rreth çështjeve politike dhe të tjera.
Ndër të tjera, Ermali ia kishte përmendur rastin e Elvana Gjatës, për përfshirjen në vrasjen në ish-bllok, duke thënë që në fund doli që nuk kishte lidhje me të.

“Ligji nuk është vetëm për politikën, është për të gjithë qytetarët sepse të gjithë preken nga kazani. Është kollaj të thuash, por kur e provon vetë e kupton. Si puna jote me sapunin. Karriera e dikujt shkatërrohet, vetëm e jotja ngrihet lart kur shpifin për ty”, ka thënë ai.