E keni kritikuar kot: Burri i Adelina Tahirit paska origjinë shqiptare?

Si ta bëri zemra!

Kjo ishte mendimi i moderatorit Ermal Mamaqi, për këngëtaren Adelian Tahiri e cila është martuar me një shtetas maqedonas.

Megjithatë, e ftuar në “Xing me Ermal Mamaqin”, Adelina zbuloi për herë të parë se partneri i saj Serjoza Markov paska një rrenjë të hershme shqiptare.

“Stërgjyshen e ka korçare”, u shpreh këngëtarja duke treguar për herë të parë origjinën e bashkëshortit.

“Sigurisht që dëshira ime ka qenë për një shqiptar, të fesë trime, por fakti është i shkruar. Ishte më e fortë se unë, ishte dashuria dhe nuk ishte asgjë tragjike ajo që bëra unë, thjesht nga dashuria”, u shpreh Adelina.

Ajo madje tregoi se edhe në Maqedoni ka pasur të njëjtat reagime jo edhe aq dashamirëse, kur Serjoza u martua me një vajzë shqiptare.

“Si të mori ai ty”, i kishte thënë një vajzë në një salon flokësh, të cilës Adelian I ishte përgjigjur: “Po unë si e mora?!”