Edon Zejna, shqiptari nga Viena prezanton këngën e parë

Shumë i ri por mjaft i talentuar e ai sapo ka publikuar këngën e tij të parë. Ky është djaloshi me origjinë nga Vushtrria por që ka lindur dhe jeton në Vienë, Edon Zejna, i cili pasionin e tij për muzikën duket se e ka nisur mjaft mirë duke bashkëpunuar me emrat e njohur si për muzikë dhe tekst nga Arsim Bunjaku, orkestrim nga Florent Boshnjaku e klipi punuar nga Dashnor Asllani e kënga mban titullin “Hyre në zemrën time”.

Edoni është vetëm 23 vjeç por para pak kohësh ai ishte dhe kandidat për asamble në Vienë, por gjatë gjithë kohës miqtë dhe familja i kërkonin që të merrej edhe me këngë që siç thotë artisti i ri “i merrja për hajgare” deri sa erdhi një projekt serioz që po pritet mjaft mirë.

Një zbulim tjetër është se Edoni nuk ka këngë të artistit të madh të Sabri Fejzullahut që ai nuk e din. Ne i urojmë suksese djaloshit simpatik dhe pse jo të mendojë seriozisht për muzikën pasi komentet e para pozitive sapo i ka marrë.