Fero publikon foto me të dashuren e re

Dje kanë sjell imazhet e para si çift.

Fjala është për reperin nga Gjilani, Fero i cili është duke e shijuar lidhjen me Arbenita Ismajlin.

Bukuroshja shqiptare e cila jeton në Angli ka publikuar edhe një imazh në InstaStory teksa shfaqet e lumtur pranë reperit.

“Gjëja më e ëmbël ndonjëherë”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Fero në një intervistë të fundit nuk e pranoi lidhjen që ka me Arbenitën duke thënë se e ka vetëm shoqe.