Kastro sot publikon këngën ‘Sa t’osht jeta’

Kastriot Aliu i njohur me nofkën si Kastro, tashmë i ka hyrë tregut muzikor.

Ai është bërë pjesë e estradës kosovare.

Nuk ka shumë që ka publikuar këngën ‘Era‘, këngë kjo e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Pas suksesit me këtë projekt, Kastro, sot do publikojë projektin premierë ‘Sa t’osht jeta’.Këtë e bëri me dije vetë Kastro, me një postim në llogarinë e tij ‘Instagram‘.