Këngëtarja Albulena Ukaj reagon : “ Të paska ik dhe truni”

Ajo shquhet për këngë hite dhe mjaft e komentuar falë edhe fizikut dhe pamjes së saj, saqë të gjithnë u habiten së fundi edhe në programin “Zonë e lirë”, ku Arian Cani e ftoi atë si Tuna për të bërë shaka nga ngjashmëria meqë aty ishte I ftuar këngëtari tjetër Robert Berisha.

Por ajo natyrisht se u prezantua si këngëtarja që ka kohë që ka fituar fansat e saj, Albulena Ukaj. Por këtu nis si duket edhe historia pasi kantautori nga Shqipëria Saimir Cili e ka parë madje edhe këngën e saj “Ajshe” ku ka sulmar atë dhe shumë këngëtare të tjera, madje sipas tij duhet të futen të burg ato që këndojnë dhe ata që përpunojnë në këtë formë këngët kështu ku mes tjerash thotë :

“O Shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer”. Por menjëherë ka qenë reagimi i këngëares bukuroshe në rrjetin e saj social ku ka shkruar pikërisht kështu:

“Nuk e paskëm ditë që ky far këngëtari apo kantautori që ka kohë që ka humb e paska bë këngën “Ajshe”…O ka ikur koha kur këndonit për xhaxhi Enverin, ….E meqë paske përdorur monstër, të paske ik dhe truni (apo sic thoni juve petlla)..unë nuk jam e para e as e fundit që këndoj këngë të përpunuara e gjithë ajka e artistëve më in në botën moderne e bën këtë…dhe një falenderim kam që po më ndjek e më jep sa më shumë shikime”.

Ndryshe kënga “Ajshe” kënduar nga Albulena Ukaj në bashkëpunim me Ernim Ibrahimi dhe Majesty është kthyer në një hit dhe ka kohë që i ka kaluar 1 milion shikime, një këngë kjo që mban firmën e një prej kompozitorëve më të mirë shqiptar si arrazhman Ardian Kastrati.