Komentuesi i shan bashkëshortin, Emina Cunmulaj i jep përgjigjen tipike shqiptare

Pavarësisht se janë prindër të dy vajzave, Emina Cunmulaj tregon se nuk e privon jetën e saj në çift nga kënaqësitë: si pushimet apo daljet në darkë.

Modelja shqiptare dhe bashkëshorti i saj ,Sam Nazarian, shijuan mbrëmjen e së shtunës në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ajo ndau me ndjekësit një foto në Instagram, ku çifti shfaqet i lumtur dhe i veshur shumë “chic”.

Një nga komentet që bie në sy është ai i një ndjekësi, të cilit Emina vendosi që t’i jepte edhe reagimin e saj.

“Ti e mirë shumë, por burrin çifut”, shkruan dikush në komente.

Nëna e dy fëmijëve i dha përgjigjen tipike shqiptare me një batutë:

“T’ia marrësh të keqen e thoit”.

Modelja shfaqet e veshur me një fustan të zi të gjatë me detajet e florinjta, ndërsa është kombinuar me bashkëshortin i veshur me të zeza.