Komshiu i familjes Berisha: Tuna i dëboi në rrugë prindërit e Patrisit, zhurma dëgjohej deri tek ne

Këngëtarja Tuna Sejdi dhe muzikanti Patris Berisha janë çifti më i komentuar aktualisht në mediat rozë.

Tuna dhe Patrisi, lidhjen e të cilëve e ka zbuluar ekskluzivisht lajmi.net, janë çifti që aktualisht po komentohen më së shumti në media e publik, shkruan lajmi.net

Sot të martuar, dyshja po kalojnë çaste të këndshme bashkë, por si në çdo familje, kanë qenë disa mosmarrëveshje përbrenda që kanë dalë jashtë kornizave të gjirit të ngushtë, pra në media, kjo për shkak se pothuajse e gjithë familja Berisha janë fytyra të njohura publike.
Tuna madje i ka prishur raportet me kunatin e saj Robertin dhe kjo është diskutuar gjerë e gjatë.

Në intervistën e fundit të dhënë për ‘Xing’, kur u pyet rreth kësaj Patrisi tha se për të më e rëndësishme është familja dhe se vëllai e ka vendin e vet.

Mirëpo sot Shqiptarja.com e ka publikuar një reagim i cili vjen nga një person që pretendon se është komshi i familjes Berisha dhe rrëfen ‘tmerrin’ që ka dëgjuar pasi Tuna u bë nuse e shtëpisë së tyre.