Ledri me dedikim special për Dua Lipën pasi fitoi 2 çmime në ‘Grammy’, dikur e kishte të dashur…

Këngëtari i mirënjohur për publikun kosovar, Ledri Vula ka uruar ish të dashurën e tij Dua Lipa për fitimin e dy çmimeve ‘Grammy’.

Ai i është gëzuar suksesit të ish-të dashurës me të cilën ruan ende një miqësi mjaft të mirë
Pas suksesit të arritur në edicionin e 61-të të “Grammy Awards”, Dua ka shumë urime nga familjarët, fansat, miqtë dhe kolegët, ndërsa Ledri ka vendosur t’i bëjë një koment publik.

Ai ka komentuar fotot që Dua i ndau me fansat e saj pas përfundimit të ceremonisë.

‘Urime’, ka shkruar Ledri, ndërsa e duartroket përmes një ’emoji.