Probleme me shikimin, aktori i famshëm turk i nënshtrohet operacionit

Aktori i preferuar i telenovelave turke, Can Yaman i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në fund të vitit 2018, si pasojë e problemeve që kishte me shëndetin.

29-vjeçari, i cili është përfolur gjithnjë për prejardhjen shqiptare, e ka dhënë vetë lajmin e trishtë për fansat, përmes një postimi në Twitter.

Shkak për ndërhyrjen është bërë shikimi i turbullt. Me anë të një postimi në Twitter, ai falenderoi fansat që ishin shqetësuar për të, ndërsa theksoi se prej kohësh ka pasur shqetësime me shikimin.

“Për një kohë të gjatë kam pasur shqetësime me shikimin. Unë i kam operuar sytë tri ditë para Vitit të Ri. Do të shoh turbullt edhe në dy javët e ardhshme. Ju falënderoj që jeni brengosur për shëndetin tim”, shkroi aktori.

Can Yaman është cilësuar nga revista “GQ Turkiye”, si një ndër meshkujt më seksi të vitit 2018. Momentalisht, Can po xhiron filmin “Erkenci Kus”, ku është edhe protagonist.