Qëllohet për vdekje tetë herë, reperi homoseksual

Reperi dhe mbrojtësi i hapur i komunitetit LGBT, Kevin Fret, është qëlluar për vdekje në Porto Riko.

Fret ishte 24 vjeçar dhe përshkruhej si artisti i parë homoseksual në muzikën latine Trap.

Ai u vra në kryeqytetin San Juan, mëngjesin e së enjtes kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Artisti Fret u qëllua tetë herë, ndërsa po hipte në një motoçikletë në rrugë, dhe u godit në kokë po ashtu.

Vdekja e tij sjell numrin e vrasjeve në Porto Riko këtë vit në 22, shtoi policia.

Vdekja e tij ka lënë të hidhëruar shumë fansa të cilët kanë shprehur ngushëllimet në rrjete sociale për humbjen e tij.

Ndërkohë vdekja dhe shkaqet e sulmit ndaj tij janë nën hetim nga policia vendase.