Vajza jashtëmartesore e Robertit zbulon të vërtetën në lidhje me të atin?

Është këngëtarja Tuna Sejdi ajo e cila shpeshherë e thumboi këngëtarin në fjalë duke e kthyer në të kaluarën për vajzën që ai nuk e pranoi asnjëherë se është e tija, shkruan Kosovarja.

Nujk janë të pakta rastet kur Tuna edhe është takuar me Aronën, vogëlushen për të cilën ajo e tha publikisht se e kujt është, duke e ulur poshtë Robertin për moskujdesin dhe mospranimin e saj si fëmijë.

Por një detaj tjetër i cili e zbardh këtë të vërtetë edhe më shumë, është llogaria e Aronës në të cilën shihet edhe mbiemri Berisha, mbiemri i Robertit për të cilin thuhet se është babai i saj.

Ende nuk dihet plotësisht e vërteta e cila për publikun ishte shokuese që nga fillimi dhe po mbetet pikëpyetje.