Akuzat për përdhunim, policia amerikane jep urdhër për Ronaldon

Është rihapur përsëri çështja e Cristiano Ronaldos, ku pretendohet se ai ka përdhunuar një vajzë në SHBA.

Ngjarja pretendohet të ketë ndodhur para nëntë viteve në një qytet të SHBA, sipas raportimeve të mëhershme.

Së fundmi, “Wall Street Journal” raporton se autoritetet (Policia e Las Vegas) kanë kërkuar që të sigurohet ADN e lojtarit në mënyrë që të kryhen testet me ato që janë gjetur në fustanin e Znj, Mayorga, transmeton lajmi.net.

Autoritetet amerikane thuhet të kenë dërguar një urdhëresë në gjykatat italiane me shpresën që të lejohet vazhdimi i hetimeve.

Avokati i vajzës në fjalë ka bërë të ditur se çështja do të mbërrij edhe në shkallën supreme nëse është nevoja.