Arsenali ka një lajm të mirë për Xhakën

Arsenali ka lansuar të rejat e fundit nga stafi mjekësor i klubit para ndeshjes së ardhshme.

Në fundjavë, Arsenali pas humbjes nga Manchester City, do të jetë mysafir i Huddersfield Townit të Florent Hadërgjonajt.

Dhe skuadra e Unai Emeryt është përballur me një krizë lëndimesh së fundmi, ku ishin të prekur edhe Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Madje, për shkak të lëndimit, mesfushori prishtinas, Xhaka ishte i detyruar të mungonte në dy ndeshjet e radhës.

Dhe tani, Arsenali ka njoftuar se Xhaka ka një lëndim në ijë dhe se do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore para ndeshjes.

Ndërsa, Mustafi bëhet e ditur se është rikthyer në stërvitje të plota me skuadrën, ashtu si Henrikh Mkhitaryan.

Ndërkaq, Sokratis, Hector Bellerin, Rob Holding dhe Danny Welbeck do të mungojnë më gjatë shkaku i lëndimeve.