Barcelona – Real Madrid, formacioni më i mirë i kombinuar mes skuadrave

Barcelona sonte do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së parë në Kupën e Mbretit.

Skuadra katalanase ka dalur fitimtare në këtë garë në katër vitet e fundit, duke dështuar vetëm njëherë që të kualifikohet në finale në tetë vitet e fundit.

Madrilenët do të hyn në këtë ndeshje për tu hakmarr nga humbja turpëruese që pësuan herën e fundit nga Barcelona me rezultatin 5-1, që rezultojë edhe me shkarkimin e trajnerit të atëhershëm, Julen Lopetegui.

Para kësaj sfide është Goal.com që ka publikuar një formacion me 11-shën më të mirë të kombinuar prej të dy skuadrave, ku ka shumë pak surpriza në këtë përzierje.

Ndryshe, kjo ndeshje zhvillohet sonte në ‘’Camp Nou’’ me fillim prej orës 21:00, kurse ndeshja kthyese zhvillohet me 26 shkurt në ‘’Santiago Bernabeu’’.

Formacioni më i mirë i kombinuar: Ter Stegen, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Gerard Pique, Jordi Alba, Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Luca Modric, Lionel Messi, Luis Suarez, Karim Benzema.