Është zyrtare, Juventus firmos me futbollistin e njohur

Juventus ka bërë një goditje të zgjuar në merkato.

Futbollisti Aaron Ramsey është zyrtarisht futbollist i “Zonjës së Vjetër”.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi italian, përmes faqes së saj zyrtare.

28-vjeçari do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” në korrik të vitit 2019, kohë kur përfundon kontrata e futbollistit me Arsenalin.

Juventus ka firmosur me futbollistin një kontratë 4-vjeçare ndërsa është transferuar me parametra zero.

Ai do të përfitojë nga kjo kontratë 3.7 milionë euro.