Fundoset Ronaldo: Ja provat që tregojnë se ka pranuar që e ka përdhunuar amerikanen

Cristiano Ronaldo ka pranuar se Kathryn Mayorga, e cila e ka akuzuar për përdhunim, kishte thënë “jo” disa herë para se të kryenin marrëdhënie seksuale në një hotel në Las Vegas.

Dokumente ligjore të zotëruara nga revista gjermane “Der Spiegel”, përmbajnë një pyetësor në të cilin ylli i Juventusit, 33 vjeç, pranon se amerikania Kathryn Mayorga, 35 vjeç, ‘tha jo dhe ndaloi disa herë’, kur dyshja po kryente marrëdhënie seksuale në Hotel Palms Place në qershor 2009 .

Futbollisti portugez pranoi se “ajo nuk donte t’ia jepte atij” dhe se ai i kishte kërkuar falje pasi mbaroi.

Në shtator të vitit 2009, ai është marrë në pyetje nga avokatët dhe ka rrëfyer ngjarjen dhe e gjitha është publikuar nga gazeta gjermane, “Der Spiegel”.

Mirëpo, në dhjetor të atij viti është dhënë një version i dytë i dokumenteve me përgjigje të ndryshuara.

Sulmuesi i Juventusit ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se ka qenë ndërhyrje e një hakeri, i cili i ka ndryshuar të dhënat për ta bërë që të duket fajtor.

“… Vazhdonte të thoshte: ‘Jo, mos e bëj, nuk jam si të tjerat’. I kërkova falje më pas”, citon Der Spiegel disa prej fjalëve të Ronaldos nga dokumentet origjinale të shtatorit të vitit 2009, të cilat besohet se janë ndryshuar në dhjetor të atij viti.