Gjendet një trup, nën rrënojat e avionit me të cilin po udhëtonte Sala

Hetuesit e Aksidenteve Ajrore kanë bërë të ditur se është gjetur një trup, nën rrënojat e avionit që mbante futbollistin e zhdukur Emiliano Sala.

28 vjeçari po udhëtonte me një avion bashkë me pilotin David Ibbotso, kur të dy u zhdukën diku ishujt e kanalit.

Siç bën të ditur Sky Sports, AAIB ka përdorur kamera nënujore ku zbuloi një trup të dukshëm, nën rrenoja.

Kujtojmë se Emiliano Sala, blerja më e re e Cardiff, u zhduk ditë më parë.

Pak para se avioni të rrëzohej, futbollisti ka kontaktuar familjarët e tij, duke u treguar se diçka nuk po shkon në rregull.