“Kallen” serbet, shikoni çfarë i bënë Shaqiri gazetarit serb

Xherdan Shaqiri bashkë me skuadrën e tij Liverpool dy muaj më parë mposhti Crvena Zvezda.

Madje futbollisti nga Zhegra ishte njëri prej më të mirëve për “The Reds” derisa edhe asistoi te goli i parë.

Shaqiri ishte i jashtëzakonshëm gjatë gjithë duelit, ndërsa i ka çmendur serbet me lojën e treguar.

Mirëpo si duket kjo nuk i ka mjaftuar ish anëtarit të Interit, që edhe pas ndeshjes e ka injoruar një gazetar serb. Kështu ka njoftuar gazeta serbe ‘Kurir’.

Në videon mëposhtë e keni reagimin e fantazistit të përfaqësueses helvetike, kurse reagimi nuk ka lënë pa zënë vend në ballinat e mediave serbe dhe jo vetëm.