Kosova barazon, por mbetet e para

Kosova ka dështuar të fitojë në Ishujt Faroe pasi që ka barazuar me rezultat 1-1. Pavarësisht se e kishte ndeshjen në kontroll, një kundërsulm e ka dënuar Kosovën për të fituar këtë ndeshje. Pavarësisht barazimit, Kosova e ruan vendin e parë në grupin e saj. K
Kosova e kishte në kontroll shumicën e ndeshjes me Ishujt Faroe por dështoi për të fituar. Vendasit arritën që të mbrohen shumë mirë dhe në fund morën një barazim për të cilin duket se edhe e kërkuan.

Një pjesë e parë shumë e mirë për Kosovën, e cila e kontrolloi takimin që nga minuta e parë e ndeshjes.

Goli erdhi në minutën e nëntë pas një goditje të fuqishme të Rashicës. Topi përfundoi në trekëndëshin e lartë të portës së Ishujve Faroe që ishte shumë e vështirë të pritej nga portieri kundërshtar.

Kosova, vazhdonte ta kontrollonte ndeshjen me posedim kurse Ishujt Faroe vazhdonin të kërkonin golin e barazimit me anë të ndërprerjeve dhe kundërsulmeve.

Ishujt kanë mund që të barazojnë në minutën e 43, me Joensen, i cili goditi me kokë por priti Ujkani.

Me epërsinë për 1-0 Kosova shkojë në pushim.

Në pjesën e dytë Ishujt Faroe ishin shumë më të përkushtuar dhe pas një kundërsulmi arriti që të shënoi gol në minutën e 50’të te ndeshjes.

Pas pësimit të golit, Kosova vazhdonte të sulmonte por ishte shumë vështirë që të arrinte te goli.

Mundësinë më të mirë e pati Herolind Shala në minutën e 75’të por goditja e tij ishte më shumë qendrore.

Kosova kishte posedim dhe mundësi për të shënuar deri në minutën e 84’të, por mandej inciativën e morën Ishujt Faroe, të cilët patën tri raste nga minuta 85-88’ën.

Edhe në pesë minutat e fundit kombëtarja e Ishujve Faroe u tregua e rrezikshme dhe në minutën e 94’të patën një rast për një gol por që goditja përfundoi jashtë.

Krejt në fund Herolind Shalës i iki topi dhe nuk arriti që të shënoi gol.

Pavarësisht barazimit Kosova mbetet e para më tetë pikë, derisa ndeshja në mes të Azerbajxhanit dhe Maltës ka përfunduar po ashtu me rezultat 1-1. /