Ky është Ronaldos shqiptar, shikojeni çfarë talenti është ai

Nëse keni menduar se Ronaldo është i pazëvendësueshëm, e keni gabim. Talenti i shqiptarit nga Kumanova, Gentian Ameti, do t’ju bëjë të mendoni të kundërtën.

Për Ametin, shkruajnë edhe mediat franceze. Kumanovari aktualisht luan për KF të Skarbekut në Bruksel.
Klubi i Ametit tani është në krye të tabelës me 12 pikë nga katër ndeshje dhe 16 gola të shënuara, pra katër gola në çdo ndeshje.

Në fotografi shihet Gentian Ameti, i cili është ndër të rrallët si talent që vjen nga Kumanova.
Ai për “Infomagazin” tha se do të jetë sezoni e tij dhe nuk do të ndalet me gola, teksa deri tani ka shënuar tre herë.

Aktualisht janë duke e ndjekur agjentë të klubeve të mëdha, siç është ai i Real Madridit.

Gentiani është sulmues me shpejtësi të hatashme, i cili erdhi këtë sezon si përforcim në këtë klub.