Mësoni kush është futbollisti më i shtrenjtë në Botë dhe sa kushton

Postimi i parë javor i vitit 2019 i CIES, observatorit të njohur të futbollit, paraqet 100 lojtarët me vlerën më të madhe në treg.

Kryeson listën 20-vjeçari francez Kylian Mbappe, kartoni i të cilit vlerësohet 218.5 milionë euro, i dyti është Harry Kane me 200.3 milionë, me anglezin që klasifikohet para Neymarit, që ka një vlerë 197.1 milionë euro.

Interesant fakti që Lionel Messi është i 7-ti në listë, me 171.2 milionë euro, ndërsa Cristiano Ronaldo i 19-ti me 127.2 milionë.

I vetmi futbollist shqiptar në listën e 100 futbollistëve me vlerën më të lartë është Granit Xhaka i Arsenalit, që vlerësohet 62.9 milionë euro.

Më poshtë mund të shihni 10 më të shtrenjtit.

Image