Milner e gjen fajtorin për humbjen e Liverpoolit

James Milner ka gjetur fajtorin për humbjen e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Liverpool është mundur 2:0 nga Crvena Zvezda në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt.

“Ne patëm probleme në gjithë fushën. Ne thjesht nuk e filluam mirë, dhe kur nuk e filloni mirë ndëshkoheni”, ka deklaruar James Milner pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.

“Mendoj se reaguam mirë në pjesën e dytë. Ne vazhduam të luftojmë deri në fund, por nuk guxojmë të kemi një start si ky sonte”, ka shtuar Milner