Mourinho shpërthen në të shara

Jose Mourinho, trajneri i Manchester Unitedit, ka shpërthyer në të shara pas fitores së skuadrës së tij me rikthim të jashtëzakonshëm 3-2 ndaj Newcastle Unitedit.

Përkundër fitores, Mourinho – tashmë nën presion të madh – u shfryu zemërimin rrugës për në tunel pas fishkëllimës së fundit në “Old Trafford”, transmeton Gazeta Express.

Mediat britanike sugjerojnë se portugezi tha “fodas filhos de puta” në gjuhën portugez.

Në shqip, fjalët e tij përkthehen si në vijim: “Pirdhuni, bij bushtrash”.

Unitedi renditen në pozitën e tetë në Premierligë momentalisht, ndërsa fitorja e së shtunës në “Old Trafford” ishte e para që prej muajit gusht.