Pamjet e para pas nxjerrjes së trupit nga rrënojat e aeroplanit të Emiliano Sala

Pak ditë më parë, nën rrënojat e aeroplanit, me të cilin ishin duke udhëtuar Emiliano Sala dhe piloti i tij, Dave Ibbotson është parë një trup.

Lajmi ishte konfirmuar nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, por se trupi në fjalë nuk është identifikuar ende.

Dhe sot është bërë e ditur se trupi i pajetë është nxjerrë nga rrënojat.

Tutje, trupit do t’i bëhet ekspertiza dhe do të mësohet nëse është Sala apo piloti i tij.

Kujtojmë se sulmuesi argjentinas ishte duke udhëtuar nga Franca drejt Uellsit pasi arriti marrëveshje me Cardiff Cityn kur aeroplani, “Piper Malibu” u përplasë në sipërfaqen e detit – në Kanalin Anglez.

Image

Image