Pas suksesit në Grand Slamin e Parisit, Driton Kuka ka diçka interesante për të thënë

Në Grand Slamin e Parisit, Distria Krasniqi arriti të kurorëzohet me medaljen e argjendtë.

Xhudistja kosovare bëri paraqitje impresive në kryeqyetin francez, megjithatë nuk ia doli që ta fitojë medaljen e artë duke u mposhtur në finale.

Nga ana tjetër, në këtë turne, mori pjesë edhe Akil Gjakova, i cili arriti vetëm vendin e katërt, shkruan Zëri.

Pas këtij suksesi nga xhudistët kosovar, ka reaguar edhe trajneri i famshëm i xhudos, Driton Kuka, i cili ndihet krenar me ekipin e tij.

“Mirëmengjesi nga Paris Bercy. Grand Slam Paris. Kosova për shtatë vite ka fituar nëntë medalje. Majlinda katër të arta dhe një të argjendtë”.

“Akili një të artë, Distria një të argjendtë dhe dy të bronzta”.

“Medalja e djeshme le të jetë si dhuratë për dy ngjarje të reja për sportin dhe sportistët që erdhën këtë javë”.

“E para për Ministrin Kujtim Gashi, i cili po bën punë të shkëlqyeshme dhe me rritjen e vlerës së pikëve në kategorizim po i bën sportistët elitar me dinjitet”.

“E dyta, KOK me rregullore për përkrahje drejtëpërdrejt sportistëve gjatë ciklit olimpik”.

“Vite me radhë kemi punuar, janë fituar krejt emdaljet e mundshme në sport, dhe tani shteti ynë dita ditës po e jep hakun për vlerat”, shkroi Kuka në profilin e tij në Facebook.