Renditja e re e FIFA-s: Ngritet Kosova

Kosova vazhdon të ngritet në tabelë në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit tetor zhvilloi dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ fillimisht mposhtën Maltën 3-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe më pas barazan 1-1 me Ishujt Faroe në udhëtim.

Në renditjen e re të FIFA-s Kosova sheh veten në pozitën e 137-të, ndërsa Shqipëria që pësoi humbje nga Izraeli dhe barazoi me Jordaninë bie për dy pozita dhe tani ëshët në vendin e 60-të.

Ndryshe, ranglistën e FIFA-s e udhëheq Belgjika.